Rreth nesh

Hoteli ynë ndodhet në zemër të natyrës, pranë gjirit të Golemit, i rrethuar nga pishat e buta dhe me shumë mundësi argëtimi.

Hoteli ju ofron 36 dhoma luksoze në zonën më të frekuentuar të plazhit  të Golemit.

Lyden është hoteli më i ri dhe i vetmi i këtij lloji në këtë zonë.

Ai ndodhet 30 km larg nga Aeroporti Nënë Tereza dhe 12 km larg nga qendra e qytetit te Durrësit.

Hoteli ynë ka një plazh fantastik rënor të shtrirë përgjatë të gjithë hapësirës së ujërave të kristaltë, dhe plazhin privat për pushuesit tanë. Pushimi që do të kaloni në hotelin tonë ju ofron mundësinë për të zbuluar natyrën. Nëse e doni historinë dhe detin, Golemi, ndodhet në pozicion strategjik per ti shijuar të gjitha këto. Ju mund të shijoni trion fshat-pyll-det duke bërë shëtitje apo duke ecur me biçikleta. Hoteli ynë ndodhet shumë afër klubeve argëtuese të Durrësit e Golemit, gjë që lejon mysafirët tanë të mbeten të kënaqur dhe të kalojnë pushime të paharrueshme.

Kontrollo disponueshmërinë

Check In
Night
Check Out

Galeria

Vlerësime të klientëve tanë